Kurti thotë se qytetarët mund të fantazojnë por ka dy opsione: Reduktime të rrymës ose rritje të çmimit

Kurti thotë se qytetarët mund të fantazojnë por ka dy opsione: Reduktime të rrymës ose rritje të çmimit

Kryeministri Albin Kurti është treguar i prerë: ose reduktime ose rritje të çmimit të rrymës. Ai tha se qytetarët dhe deputetët mund të fantazojnë ndryshe, por s’ka mundësi ndryshe.

“Nuk ka zgjidhje të lehtë, nuk ka zgjidhje optimale, se kriza është e rëndë edhe e thellë. Unë nuk jam për ckyqje të konsumatorëve qofshin biznese apo amvisëri, jo për shkak se atakon mirëqenien e qytetarëve, po edhe për shkak se me trafo të amartoziuara, me rrjetin e shpërndarjes së lodhur, do të paguajmë një kosto shumë më të lartë në muajt dhe vitet në vijim.

Cdo kyqje ckyqje po ka pasoja, unë nuk jam për reduktim, por duhet ta kuptojmë që duhet të kemi ose subvencionim nga shteti ose shtrenjtim ose kombinim të të dyjave të mesit të artë në një situatë ku nuk ka zgjidhje të mirë. Nuk ka mundësi të tjera.

Me pikun 1.384 gigavat në orën 23 nuk ka mundësi tjera.

Jam interesuar për ide kreative. Të kërkosh as të mos shtrenjtohet energjia, as të mos subvencionojmë 75 milionë euro, as të mos çkyqen konsumatorët ato biznese, amvisëri është e pamundur, fizikisht logjikisht.

Nuk ka dëshira ilegale, qytetarët kanë fantazi, mund të fantazosh edhe ju edhe unë cka të duam, por nuk është e mundshme as të mos shtrenjtohet as të mos subvencionohet e as të mos çkyqje.

Nuk ka zgjidhje ideale në një krizë të thellë e të rëndë të shkaktuar në shumë vite”, ka thënë Kurti./Periskopi

 

Shpërndaje në: