Kuvendi i nxehtë qysh në ditën e parë: Deklarimet më pikante Qeveri-opozitë për grevën e Rrahmanin

Kuvendi i nxehtë qysh në ditën e parë: Deklarimet më pikante Qeveri-opozitë për grevën e Rrahmanin

Kuvendi i Kosovës sot mbajti seancën e parë plenare me nisjen e sesionit vjeshtor. Ndonëse e para, nisi gogja nxehtë me deklarata e debate. Në rend dite ishte ngjarja kryesore që kryesoi toplistën e zhvillimeve javëve të fundit. Greva dhe ‘lufta’,Kurti – Jasharaj&mësimdhënës. Pati kritika opozitare, akuza e kundërakuza. Natyrisht edhe përgjigje nga Kryeministri e ministrat e tij…

Periskopi, në kronologji ua sjell të përmbledhura deklaratat më pikane të seancës së sotme.

I pari seancën e hapi deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja. Ai kërkoi që të mos bëhen pazare për 50, 100 euro, ku pre janë fëmijët.

‘’Me gjithë rritjen ekonomike, Kosova nuk i ka shpëtuar inflacionit global. Është viti i katërt që Kosova nuk e fillon mësimin sipas kalendarit. Fëmijët janë bërë pre e negociatave, jo 50 euro, 80, jo 100. Shkollat duhet të hapen ndërsa betejat tona politke t’i vazhdojmë në platforma tjera. ‘’, tha ai.

Fjalën  pas tij e mori kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi.

‘’Kjo qeveri është akomoduar në kolltuqet e pushtetit dhe ka humbur ndjenjat ndaj problemeve të qytetarve. Po vlerësojnë që edhe qytetarët po jetojnë mirë. Qeveria nuk po e sheh si krizë ekonomike, por si luftë politike dhe si të tillë po e trajton.‘’, ishte një deklaratë e tij.

Me këtë rast, PDK paraqiti edhe pesë masa për tejkalimin e krizës.

Abdixhiku ia bën bajat Kurtit 14 shkurtin: Duhet të jesh tërësisht i paaftë që në ditën e parë të punës ta përmendësh atë si arritje

Ai ka përmendur faktin se si për rezultat të vetin tash e dy vjet, Kurti përmend 14 shkurtin.

‘’Kryeministri ka zgjedhur polarizimin. Duke komunikuar në distancë, e pastaj duke lëshuar deklarata.. Duhet të kesh një hall të madh që të ushqesh këtë krizë e polarizim. Duhet të jesh shkëptuar nga kjo jetë sociale për të bërë këtë gjë. Në vend të gjetjes së zgjiidhjeve për problemet, nga grevat, energjia e inflacioni, ikja, shëndetësia, ne dëgjojmë narracione të 14 shkurtit, qysh qe 20 vjet etj.,. Duhet të jesh tërësisht i paaftë që në ditën e parë të punës ta përmendësh si arritje 14 shkurtin. Që për cdo krizë që ke ta lidhësh me teori konspirative. Bën zgjidhje, dhe çlirohu nga paranojat e argatëve të Serbisë. Dy vitet e para i ke kalu me 14 shkurtin, dy të tjera me frikë se do të rrëzohesh. Këtë mund ta kuptojmë ditëve në vijim nëse keni për qëllim mirëmbajtn e e krizave vet.’’, shtoi ai.

Berisha: Kërkoj nga Policia e Kosovës të marrë në mbrojtje Rrahman Jasharajn

Berisha ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të marrin në mbrojte Rrahman Jasharajn për sulmet dhe linçimet që po i merr.

“Grevat dhe linçimet që po i bëhen Rrahman Jasharit është e tmerrshme , ankesa që fëmijët nuk po shkojnë në shkollë, problem është te kryeministri. Edhe unë jam prind edhe unë kam qejf mi qu fëmijët në shkollë. Nga kryeministri kërkojmë përgjegjësi që fëmijët po na rrinë në shpi. Kërkojë nga Policia e Kosovës të marrë në mbrojtje Rrahman Jasharajn”.

Time Kadrijaj – Kurtit: Kryeministër konfliktuoz

“Nuk ka kuptim – po të citoj kryeministër – që hajnat dhe injorantat që janë atje lart dhe që shetiten me vetura të zeza dhe me shoferë, me marrë miliona euro, ndërsa mësuesit, arsimtarët, mjekët dhe punëtorët, mos me marrë as sa paguajnë dhe shpenzojnë në telefona. Këtë e ke thënë ti Z. kryeministër sa ishe në opozitë”, tha Kadrijaj.

Murati godet ulët Memli Krasniqin: Nuk mund të zotohem se do mbështes humbjet në kriptovaluta

“Në lidhje me ato që u thanë, ishte deputeti Krasniqi që ishte i zëshëm në aspekt me krizën që i ka goditur qytetarët tash e kuptojmë se është një krizë në gjithë botën ka gjunjëzuar edhe shtetet më të forta. Zakonisht ato godasin shtresat e mesme dhe të varfra dhe ato janë më të zëshme, por nuk e kemi dëgjuar asnjëherë që shtresa më e zëshme të jenë të pasurit, e për më tepër kur janë politikanë dhe deputetë”, ka thënë Murati.

Krasniqi – Muratit: Ju jeni Qeveri milionerësh që po neglizhoni hallet e qytetarëve

“E ki Qeverinë e milionerave. Krejt këtu jeni milionera gati. Ndërsa, ti po flet qysh e kupton situatën. Ti s’po kupton asgjë. Ju u keni dhënë lëmoshë njerëzve, pa asnjë plan duke u konsultuar me grupet e interesit. Ju nuk keni dashur as me sindikatat të takoheni, e kur takoheni, ata i ofendoni me arrogancën tuaj  të paparë ndonjëherë. Problemi kryesor është që ju jeni shkëputur nga realiteti, nga kriza dhe nga ndjenjat e qytetarëve, sepse nuk keni dalë askush nga ju me taku ndokënd”, tha ai.

Haxhiu: Rifat Latifi ka ikë për Amerikë se kryeministri ia ka marrë kompetencat

“Për shkak që tash edhe kryesues i Komisionit për Shëndetësi është kryeministri Kurti dhe kryeministri është prezent. Për shkak se ia ka marrë kompetencat Rifat Latifit, ai ka ikë për Amerikë, ose është në njonjë aktivitet më të rëndësishëm se kjo”, tha Haxhiu.

Ministrja Nagavci: Dialogu s’ka munguar, mbajtëm dhjetëra takime e diskutime me SBAShK-un.

“Sot gjendemi përballë një situate të pakëndshme dhe të papranueshme. Ka disa jave që nxënësit nuk po e përjetojnë të drejtën e tyre për mësim dhe kjo për shkak të agjendave aspak të drejta. Dialogu nuk ka munguar asnjëherë, me dhjetëra takime të mbajtura, me dhjetëra diskutime të gjata me SBAShK-un për t’i adresuar problemet. Ajo që është e qartë, aspektet ligjore e administrative të arsimit sot janë dukshëm me mirë prej kur e kemi marrë mandatin e do të jenë shumë më mire deri në fund të tij”, ka thënë ajo.

Krasniqi-Kurtit: Me kënd me repliku me këtë tuc, nuk është puna e 100 eurove, po e dinjitetit kryeministër.

“Me kënd me repliku me këtë tuc. Me këtë tuc. Dul këtu e lëshoj një grusht miza. Na ia tham që ky mendon që realitetit që veç ky çka thotë. Erdha na tha qysh i ka dhënë subvencion 49 milionë euro për rrymë për serbët në veri. Është marre me thanë që mësimdhënësit janë pazargji. Nuk është puna e 100 eurove, po e  dinjitetit. Edhe akuzon se Jasharaj është i opozitës”, tha Memli Krasniqi në foltore.

Nuk ka dilema: Kurti thotë se opozita qëndron prapa Rrahman Jasharajt

‘’E vërteta është e kundërta, më 2017, SBASHK-u ka bërë memorandum bashkëpunimi, jo me mua.

Për mu nuk ka dilema që mbështetja opozitare për grevën tregon se për cka këtu bëhet fjalë.

Vetëm që të sulmohet qeveria ka moskokëçarje për shtetin’’.

Musliu: VV erdhi në pushtet me profetin e rrejshëm Albin Kurti – 20 vjet rresht gënjeu

‘’VV erdhi në pushtet me bajrakun e Profetit. Qytetarët i besuan kauzës së rrejshme të Albinit dhe e votuan atë. Votat e tyre vërtet sollën ndryshimin, por cfarë ndryshimi?’’, tha Musliu.

Kurti tall sërish Rrahman Jasharajn: Ndihmom vëlla, jepmi 100 euro, nuk shkon kështu

“Kërkesa kaq partikulare as nuk mund të maskohet e as të zbulohet me shprehje vëlla”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës. Ndihmon vëlla, na ndihmo dalim prej krize si vëlla, ami 100 euro”, ka thënë Kurti duke shtuar se “nuk bën kështu”, tha ai.

Kastrati i PDK’së i drejtohet Konjufcës me ‘vëlla’ e deputetëve ”vëllezër e motra’, ai ia kthen: Kryetar i Parlamentit jam

‘’ I nderuar vlla Glauk, të nderuar vëllezër e motra deputetë…’’

Menjëherë ka reaguar Konjufca.

‘’Kryetar i parlamentit jam. ‘’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: