Labi qëndis lavdata për ministrin e brendshëm: Keni ba punë t’madhe për Preshevën (Video)

Labi qëndis lavdata për ministrin e brendshëm: Keni ba punë t’madhe për Preshevën (Video)

Ministri i Brendshëm Ekrem Mustafa, raporton para Komisionit për Punë të Brendshme për çështje të ndryshme.

Deputeti Labinot Tahiri e ka përgëzuar ministrin dhe Ministrinë e Brendshme për punën që po bëjnë lidhur me lejeqëndrimet për qytetarët nga Lugina e Preshevës.

“Mirë se ke ardhë ministër, për herë të parë pot ë takoj këtu, përshëndetje kolegë. Du t’ju bëj pyetje por edhe du t’ju përgëzoj për faktin që keni marrë një punë serioze për çështjen e Preshevës, për qytetarët sic e dëgjuam në fillim. Mendoj se keni ba një punë të madhe dhe jeni tuj e ba një punë të madhe për faktin se ju vetë ministër keni takuar disa të rinj disa herë dhe keni premtuar se ajo punë do të zgjedhet kështu që deshta vetëm publikisht t’ju falënderoj”, ka thënë deputeti Labinot Tahiri.

Zyrtarë të ministrisë së brendshme thanë se çështja e lejeqëndrimeve është në finalizim e sipër dhe se ‘shumë shpejt do të rregullohet kjo situatë’./Periskopi/

https://www.facebook.com/981226585245257/videos/355912958432692/

 

 

Shpërndaje në: