Latifi në Amerikë, Zemaj: Pushimet kanë mbaruar, kthejuni përgjegjësisë

Latifi në Amerikë, Zemaj: Pushimet kanë mbaruar, kthejuni përgjegjësisë

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë për qasjen ndaj infermierëve që dolën e protestuan dje, transmeton Periskopi.

Zemaj u ka bërë thirrje të kthehen në përgjegjësitë e veta, duke e ditur se ministri i Shëndetësisë gjendet në Amerikë.

‘’Kanë mbetur pa paga e përgjigje vetëm në ato rrugë jo formale. Puna e tyre me përkushtim e pa pushim, edhe në ditë të vikendit, e tash me injorim ndaj tyre tregon paaftësinë e mashtrimin që u bëhet gjithë atyre që dëshirojnë punën e tyre ta kryejnë me nder e përgjegjësi të lartë. Ata deklarojnë se kontratat e tyre thuhet se janë edhe të paligjshme. Në Kosovë, trajtimi i pacientëve ka kaluar në degradim. Numri i pacientëve që presin është shqetësues dhe së paku kanë pritur që të jenë në rend e të marrin trajtime nga institucionet. Kjo është një lojë, favorizim.’’, tha ai.

‘’E thërrasim Ministrinë e Shëndetësisë të kthehen në përgjegjësitë e tyre.  Besojmë që pushimet e gjata kanë mbaruar.’’/PERISKOPI/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: