Latifi: Në luftë si UÇK hanim bukë e qepë, por sot shujta për policët në Veri nuk justifikohet

Latifi: Në luftë si UÇK hanim bukë e qepë, por sot shujta për policët në Veri nuk justifikohet

Profesori i filozofisë së religjionit, Blerim Latifi, është marrë me shujtën ditore të policëve të Kosovës në pikën kufitare 31 në Bërnjakë.

Kjo shujtë përmbante një copë buke, një cope pashtete të lirë dhe një jogurt.

“Nuk po dallojka shumë nga ajo e kohës së luftës,” ka deklaruar z. Latifi, që ishte pjesëtar edhe i UÇK-së.

“Më kujtohet se si në qendrën e grumbullimit të ushtarëve të UÇK-së në Kukës, në mëngjes dhe në darkë, na jepnin nga një qepë, një gjysmë buke dhe një gotë me çaj.” – shkruan dr. Latifi, përcjell Periskopi.

Ai thotë se një gjerman protestonte ndaj menysë së UÇK-së që ishte shumë e varfër.

Latifi ka deklaruar që ushqimi i keq në ditët e sotme nuk justifikohet.

Statusi i plotë:

“Bukë, argetë dhe një jogurt”, kjo qenka menuja ushqimore për pjesëtarët e Njësisë Speciale në veri. Nuk po dallojka shumë nga ajo e kohës së luftës. Më kujtohet se si në qendrën e grumbullimit të ushtarëve të UÇK-së në Kukës, në mëngjes dhe në darkë, na jepnin nga një qepë, një gjysmë buke dhe një gotë me çaj. Aty ishte një gjerman shtatlartë, i cili protestonte në gjermanisht ndaj asaj diete tmerrësisht të varfër. Atëherë ishte kohë lufte dhe justifikohej ushqimi i keq, por sot është e turpshme që policët më të mirë të Kosovës që po mbrojnë kufirin në veri të ushqehen për faqe të zezë.

Shpërndaje në: