Liderët evropian duke shikuar minutën e fundit të ndeshjes, ky ishte reagimi kur Kroacia kualifikohet në finale

Liderët evropian duke shikuar minutën e fundit të ndeshjes, ky ishte reagimi kur Kroacia kualifikohet në finale

Kombëtarja e Kroacisë ka befasuar të gjithë me kalimin në finalen e Kupës së Botës, duke mposhtuar Anglinë me rezultat 2 me 1, raporton Periskopi.

Ndeshjet e Botërorit, sidomos gjysmëfinalet, kanë shikueshmëri të madhe nga mbarë bota, e janë më të komentuarat, madje edhe në nivel liderësh.

Kjo u dëshmua edhe sonte, kur liderë evropian nuk ishin në stadiumin ku po zhvillohej ndeshja.

Aty mungoi presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ajo së bashku me liderët e vendeve të tjera evropiane po marrin pjesë në takimin e madh të Samitit të NATO’s.

Por, liderët ishin të interesuar për rezultatin e ndeshjes së sontme.

Ata nuk i pengoi Samiti i NATO’s që të mblidhen për pak, e ta shohin të paktën minutën e fundit të ndeshjes.

Këtë e tregon një video që ka publikuar në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raporton Periskopi.

Aty shihet kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e cili duket se po priste befasi nga Kombëtarja e tyre që të dërgonte ndeshjen në penallti.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.

E politikanët e tjerë që ishin mbledhur aty, u kujdesën që ta ngushëllojnë May’in për eliminimin nga Botërori./Periskopi

Shpërndaje në: