Luftimet Ukrainë – Rusi në Ishullin e Gjarpërit: Kush fiton, çka përcaktohet?

Luftimet Ukrainë – Rusi në Ishullin e Gjarpërit: Kush fiton, çka përcaktohet?

Po vazhdojnë luftimet në Ishullin Zmiinyi, gjithashtu i njohur edhe si “Ishulli i Gjarpërit”, me Rusinë që po përpiqet ta përforcojë garnizonin e saj aty, sipas përditësimit nga Inteligjenca britanike, përcjell Periskopi.

“Nëse Rusia konsolidon pozicionin e saj në Zmiinyi me mbrojtje strategjike ajrore, ata mund ta dominojnë veri-perëndimin e Detiti të Zi”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në ‘Tëitter’.

“Përpjekjet e tanishme të Rusisë për t’i rritur forcat e veta në Ishullin Zmiinyi i ofrojnë Ukrainës më shumë mundësi për t’i dobësuar forcat ruse”, shtoi Ministria, duke thënë se Ukraina me sukses ka goditur mbrojtjet ajrore ruse dhe anijet furnizuese me dronët Bayraktar.

Për më tepër, në raport gjithashtu thuhet se anijet furnizuese ruse kanë mbrojtje minimale në perëndim të Detit të Zi, pas humbjes së Moskvës, luftanijes të flotës detare të Rusisë në Detin e Zi. /Periskopi/.

Shpërndaje në: