Majakovski – LETRA E FUNDIT

Majakovski – LETRA E FUNDIT

LETRA E FUNDIT

Të gjithë juve,

ja tek po vdes. Askënd mos e fajësoni për këtë. Dijeni se i ndjeri urrente veçmas thashethemet.
Nënë, vëllezër, bashkudhëtarë të mi, falmëni! Ligësi, e di mirë këtë, dhe as s’këshillohem me kënd, por s’më mbeti rrugë tjetër.
Lili, më duaj.
Pushtet – Lili Brik, nëna, motrat dhe Veronika Vitoldovna Polonkaya janë familja ime. Në ua sigurofsh jetërat, lum për mua.
Poezitë a papërfunduara, kalojauni Brikëve, ata mbarojnë punë me to.
Si ishte ajo, “na ishte njëherë njëri…”
E si mundet varka e vogël të dashurisë t’i bëjë ballë lumit të jetës?
U thye e bë copë më në fund, pra…
dhimbjet
palumturinë
padrejtesitë e ndërsjella
OH S’IA VLEN AS T’I KUJTOSH
Po i paguajmë me fat prej kurve…
Dhe ju mbetni të lumtur
Mjafton.

Vladimir Mayakovsky, prill 1930

Përktheu Fatlum Sadiku

Shpërndaje në: