Mane nuk po e gjen veten tek Bayerni, Salihamodzic: Duhet të ambientohet në Bundesligë

Mane nuk po e gjen veten tek Bayerni, Salihamodzic: Duhet të ambientohet në Bundesligë

Moment i vështirë për Sadio Manen në Bayern Munich.

Sulmuesi senegalez, pas një fillimi të mirë të eksperiencës në “Allianz Arena”, kur i realizoi 3 gola në 3 ndeshje në Bundesligë, më pas ka mbetur pa shënuar gol në katër ndeshje radhazi.

E për t’i dhënë “gajret” ish-futbollistit të Liverpoolit është përkujdesur drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamodzic.

“Sadio ka ende nevojë për kohë, duhet të ambientohet në Bundesligë, ai do t’ia dalë. Flas me të rregullisht, vetëm duhet të organizohet sa më mirë, në mënyrë që të ambientohet në Munich. Është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe do na japë shumë gëzime”, deklaroi ish-futbollisti boshnjak për “SportBild”.

Mane e la keq Liverpoolin, i cili nuk po arrin assesi ta mbulojë mungesën e tij.

Nga ana tjetër, as vetë futbollisti afrikan s’është ambientuar ende sa duhet në Bavari.

Shpërndaje në: