Marrin mirënjohje mjekët në pension dhe institucionet shëndetësore të Mitrovicës

Marrin mirënjohje mjekët në pension dhe institucionet shëndetësore të Mitrovicës

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka ndarë mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës, të cilat kanë kontribuuar në luftën kundër Covid-19.

Pleurat Sejdiu, kryetar i OMK-së, ka bërë të ditur se viti i kaluar ka qenë i rëndë për të gjithë, por në veçanti për punëtorët shëndetësorë.

Sipas tij, merita më e madhe e mjekut është kur përfundon karrierën e tij dhe del faqebardhë në pension, ndërsa institucionet duhet të dëshmojnë se kontributi i tyre mbetet i paharrueshëm.

Ndërsa, doktor Gani Shabani, neuropsikiatër, tashmë në pension, tha se pensionimi nuk është një ndjenjë aq edhe e mirë, por ndihet jashtëzakonisht krenar kur kujton kontributin e dhënë në të kaluarën, gjatë viteve të 80-ta, pastaj 90-ta, e sidomos periudhën e luftës.

Ai shtoi se është kënaqësi kur institucionet përgjegjëse, respektivisht OMK-ja interesohet për kolegët e tyre pensionistë.

“Është një kënaqësi kur mekanizmat, kryesisht Oda e Mjekëve të Kosovës, interesohet për mjekët pensionistë të cilët kanë kontribuuar edhe pse të gjithë kanë kontribuar”, theksoi Shabani.

Shpërndaje në: