Mbërrijnë në Kosovë edhe 146 afganë

Mbërrijnë në Kosovë edhe 146 afganë

Sot në Kosovë kanë arritur edhe 146 afganë. Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot mirëpritëm në Republikën e Kosovës 146 qytetarë afganë dhe procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake. Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO.

Në koordinim me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe shtetet aleate të Republikës sonë, jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, të ju mundësojmë strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në shtetin tonë”, tha ai.

Shpërndaje në: