Mesazhi i Amir Rrahmanit pas rrëzimit të Qeverisë duhet të shkojë viral

Mesazhi i Amir Rrahmanit pas rrëzimit të Qeverisë duhet të shkojë viral

Albin Kurti më nuk është Kryeministër i Kosovës.

Apo është Kryeministër në largim, apo do ta kemi edhe për pak ditë… jemi paksa të pafamiljarizuar me këto terme politike këtu në Redaksinë e sportit në Periskopi.

Sidoqoftë, Qeveria nuk do të udhëhiqet nga Kurti në të ardhmen, vetëm 45 ditë pasi u përzgjodh ta merrte postin më të rëndësishëm të Republikës.

Shkarkime, sulme fjalësh, andej-këndej, nuk po futemi shumë tek arsyet sepse rrallëherë e përziejmë sportin me politikë por kësaj radhe Amir Rrahmani na detyroi.

Qendër-mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka bërë një postim në InstaStory vetëm pak minuta pasi u votua mocioni i mosbesimit apo vetëbesimit, si ishte… (shaka, ishte mosbesimit).

Shikoni postimin e tij më poshtë.

Vërtet brilante. E vështirë të mos pajtohemi me të, sidomos ne që nuk i kuptojmë shumë në detaje zhvillimet dhe nuk ndërtojmë teori filozofike për ta shpjeguar një gjë shumë të thjeshtë dhe të qartë, si bëjnë këta të politikës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: