Miloti vjen në vendlindje: Shëtitet në kryeqyetet me të dashurën e tij

Miloti vjen në vendlindje: Shëtitet në kryeqyetet me të dashurën e tij

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili luan për ekipin gjerman Wender Bremen këto ditë po qëndron në Kosovë.

Ai gjatë ditës së sotme është parë rrugëve të Prishtinë, përkatësisht tek “Lagjia e Spitalit” me një veturë luksoze të tipit X6.

Rashica nuk ka qenë i vetëm. Në fotot e siguruara nga Reporteri.net. ai shihet i shoqëruar nga e dashura e tij Belkiz Kera, me të cilën është në lidhje tash e disa vite.

Ndryshe njëri ndër lojtarët që e kapi vëmendjen gjatë gjithë sezonës së Bundesligës për këtë vit ishte pikërisht ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica i cili shkëlqeu gjatë gjithë sezonës.

Shpërndaje në: