Ministri i Netanyahut: Kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut është mbështetës i Hamasit, hebrenjtë që janë atje të emigrojnë në Izrael!

Ministri i Netanyahut: Kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut është mbështetës i Hamasit, hebrenjtë që janë atje të emigrojnë në Izrael!

Ministri izraelit i Diasporës kritikoi Zohran Mamdanin, i cili u zgjodh kryetar bashkie i Nju Jorkut në SHBA ditën e djeshme, duke e quajtur atë një “mbështetës të Hamasit” dhe i bëri thirrje hebrenjve të qytetit të emigrojnë në Izrael.

Zohran Mamdani, 34 vjeç, do të bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë i Nju Jorkut në janar.

“Qyteti, dikur simbol i lirisë në botë, sapo ia ka besuar çelësat e tij një mbështetësi të Hamasit”, shkroi Ministri për Diasporën dhe Luftën kundër Antisemitizmit, Amihai Shikli, në platformën X.

Ai shtoi se qëndrimet e Mamdanit “nuk janë shumë larg atyre të fanatikëve islamistë që, 25 vjet më parë, vranë tre mijë” njerëz – një referencë për sulmet e 11 shtatorit 2001 të nisura nga Al Kaeda në Nju Jork dhe Uashington.

Në muajt e fundit, Zohran Mamdani ka folur disa herë kundër antisemitizmit, duke denoncuar islamofobinë e së cilës ishte viktimë.

Mamdani ka mbështetur prej kohësh kauzën palestineze. Qëndrimet e tij ndaj Izraelit, të cilin ai e ka përshkruar si një “regjim aparteidi” dhe sulmin e të cilit në Rripin e Gazës e ka denoncuar si “gjenocid”, kanë shkaktuar reagime të forta, kryesisht zemërimin e komunitetit hebre.

Sulmi u nis në shenjë hakmarrjeje për sulmin e pashembullt të nisur nga lëvizja islamiste palestineze Hamas më 7 tetor 2023, në tokën izraelite.

“Nju Jorku nuk do të jetë kurrë i njëjtë, para së gjithash për komunitetin hebraik”, shtoi Shikley në X, duke u bërë thirrje “hebrenjve të Nju Jorkut që ta konsiderojnë seriozisht bërjen e Tokës së Izraelit shtëpinë e tyre të re”.

Fitorja e qartë zgjedhore e Mamdanit erdhi pavarësisht sulmeve që synonin rrënjët e tij politike dhe myslimane, kryesisht nga qarqet e biznesit dhe mediat konservatore, si dhe nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Donald Trump bëri një gabim të minutës së fundit në fushatë të martën, duke thënë se Mamdani është plot me “urrejtje” kundër hebrenjve./Periskopi/

Shpërndaje në: