Ministrit i vjen keq, por s’tërhiqet nga anulimi i blerjes së veprave

Ministrit i vjen keq, por s’tërhiqet nga anulimi i blerjes së veprave

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar publikisht pesë ditë pasi u anulua procesi i blerjes së veprave të artit pamor.

Këtë e ka bërë të martën pasdite, pak orë pasi ka pritur në zyrë një grup të artistëve, veprat e të cilëve ishin zgjedhur për t’u blerë nga shteti.

Kujtojmë se Periskopi kishte intervistuar ditë më parë disa nga artistët të cilët kishin folur për nepotizëm në Min. e Kulturës në konkursin me 247 mijë euro

Ai përmes një postimi në Facebook tha se sulmet ndaj artistëve që kanë qenë në listën e përfituesve dhe ndaj anëtarëve të komisioneve përzgjedhëse janë totalisht të papranueshme.

”Fushata denigruese dhe kërcënimet që nisën nga momenti i shpalljes së listës janë veprime të ulëta”, shkruan ministri Çeku, por ministri në fjalë nuk tërhiqet nga anulimi.

“Menjëherë kemi filluar punën për thirrjen e radhës, e cila do të shpallet në fillim të vitit të ardhshëm. Do të jemi të kujdesshëm, kemi nxjerrë mësimet tona. Blerja e veprave të artit nga shteti do të jetë praktikë e rregullt viteve në vijim dhe me buxhet të shtuar.”

Postimi:

Shpërndaje në: