Mjekët kosovarë shpëtojnë pacientin duke ia hequr tumorin 3.5 kilogramë nga trupi

Mjekët kosovarë shpëtojnë pacientin duke ia hequr tumorin 3.5 kilogramë nga trupi

Një operacion i rrallë është kryer në në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët kosovarë shpëtojnë një pacient duke i hequr tumorin 3.5 kilogramë

Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë.

Operacioni është kryer në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë. Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi.

Ky është njoftimi i plotë nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës:

Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë.

Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi.

Shpërndaje në: