Modelja kosovare merr pjesë në videoklipin e këngëtarit Stockanotti

Modelja kosovare merr pjesë në videoklipin e këngëtarit Stockanotti

Gjërat kanë ndryshuar për të mirë për shqiptarët nëpër Europë, ku në çdo profil janë duke i tejkaluar pritjet e suksesit artistik, politikë si dhe profesional.

I tillë është edhe suksesi i modeles dhe aktores e cila është duke korrur sukses të madh në këtë fushë në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për bukuroshen nga Peja, Ariana Cena, e cila së fundmi është involvuar në projektin më të madh të këngëtarit Stockanotti, ku aty është protagonistja kryesore. Ajo, nën rolin e një Italianje merr fokusin kryesor në këtë projekt.

I tërë videoklipi është xhiruar në Itali dhe, Ariana nuk ka hezituar të sjell edhe imazhe atraktive ku duket shumë bukur. Videoklipi zyrtarisht del në Youtube më 4 tetor.

Stockanotti është këngëtari i famëshem nga Austria, dhe ftesën për pjesëmarje Ariana e ka marr pikërisht nga ky, ku portagonistja duket sikur Italiane gjë e cila ka bërë që të marr edhe ftesë. Po ashtu, Ariana ka realizuar edhe një set fotografike nga fotografi i mirënjohur i projektit Al Machado.

Shpërndaje në: