Modric dëshiron largimin, Reali dorëzohet

Modric dëshiron largimin, Reali dorëzohet

Tashmë nisin të shumëfishohen zërat e atyre që janë të bindur se ndryshe nga vera e lënë pas, në afatin kalimtar të janarit, Luka Modric, do të mund të largohet nga Real Madrid.

Sipas asaj që raportohet nga “diariogol.com”, në fakt mesfushori kroat, ëndrra e madhe e Interit, ka shprehur pakënaqësitë dhe kontestimet e tij në lidhje me projektin e klubit spanjoll, që kur në krye të bankinës ishte Lopetegui, por edhe tani kur në këtë detyrë është Santiago Solari.

Risia përfaqësohet nga fakti që, teksa në verë, Real Madrid ngriti një mur të lartë ndaj ofertave në adresë të kroatit, veçanërisht ndaj Interit, madje me kërcënimin për denoncim në FIFA, tashmë klubi spanjoll duket se ka zbutur mburojën, duke marrë shkas nga pretendimet e vetë futbollistit.

Në thelb, nëse në janar do të mbërrijë ndonjë ofertë bindëse, mund të hapet një dritare për bisedmiet. Gjithmonë referuar raportimeve të “diariogol.com”, Modric është i tunduar nga projekti i Interit, por nga ana tjetër mund të jetë i hapur edhe për një mundësi në MLS, në Amerikë./Periskopi/

Shpërndaje në: