Mosha e 12 viktimave që vdiqën nga COVID-19

Mosha e 12 viktimave që vdiqën nga COVID-19

Edhe 14 persona tjerë i janë shtuar listës së vikitimave nga Covid-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit është raportuar se kanë vdekur 8 burra dhe 6 gra.

3 viktima janë në grupmoshën 60 deri në 69 vjeç, një nga Gllogoc, një Prishtina dhe Mitrovica. Ndërsa, 7 viktima janë të grupmoshës 70 deri 79, 2 nga Gllogoci, dhe nga një viktimë është regjistruar në Prishtinë, Malishevë, Lipjan, Prizren dhe Istog.

Ndërsa, 4 viktima janë të moshës mbi 80 vjeç, bëhet fjalë për një burrë, nga Klina, një nga Peja, një nga Gllogoci dhe nga Fushë Kosova.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 859 persona.

Shpërndaje në: