Moti në Kosovë ndryshon plotësisht ditëve në vijim

Periskopi.com Lajme

Java fillon me mot të freskët dhe kryesisht me diell. Nga mesi i javës më nxehtë. Në fundjavë rënie e temperaturave dhe mundësi për shi.

12.07.2020 – Depërtimi i fushave të presionit të lartë mbi rajon, do të favorizojë mot kryesisht me diell gjatë javës në vijim. Në aspektin termik masat e ftohta ajrore sjellin mot më të freskët ditën e hënë, e deri nga mesi i javës temperaturat sërish do të rriten në vlera verore përreth 30C.

Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë pritet që një front i ftohtë të kaloj mbi rajon, duke sjellur prapë rënie të temperaturave, me mundësi për reshje shiu.

Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, ndaj dhe preferohet t’i shmangemi qëndrimit më të gjatë në rrezet e diellit orëve të mesditës.

13.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.
14.07 – Në mëngjes më ftohtë. Ditën më ngrohtë, kryesisht me diell. Kohë pas kohe me pak vransira.
15.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
16.07 – Nxehtë, kryesisht me diell, pasdite me pak vransira.
17.07 – Paradite kryesisht me diell. Ditën vransirat do të shtohen, e më vonë pasdite mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullimë.

Temperaturat në fillim të javës zbrezin nën vlera mesatare, e deri nga mesi i javës shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 9C deri 13C. Maksimalet do të luhaten nga 23C, të hënën, deri në 30C, të mërkurën.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12, e ditën e mërkurë erë mesatare nga jugperëndimi 3-7m/s.

Shtypja atmosferike në fillim të javës rritet mbi vlera normale, e më pas pëson rënie.

Shpërndaje në: