Munishi ekzaltohet pas fitores në derbin kundër Dritës: Baba është këtu, jam Mourinho për këtë ligë

Munishi ekzaltohet pas fitores në derbin kundër Dritës: Baba është këtu, jam Mourinho për këtë ligë

Ismet Munishi ka dhënë komentet e tij pas derbit kundër Dritës.

Skuadra e Gjilanit shënoi një fitore 0:2, me golat e Prognit dhe Kelmendit. Pas kësaj fitore, Munishi ka thënë se ai është Mourinho për këtë ligë.

“Është e vërtetë, ka pas ndeshje që kemi luajtur më mirë, por s’kemi fituar, jemi angazhuar të gjithë skuadra, ishte rezultat i punës së madhe të tifozëve. Baba është këtu, ai festim erdhi pasi me shkarkuan, me ngarkuan”.

“Gjatë tërë kohës ka tendencë me na destabilizu, unë jam Mourinho për këtë ligë. Kanë ardh trajnerë e kanë shku, unë jam hala këtu. E kemi një president që është njëshi në futbollin e Kosovës”, deklaroi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: