Murati: Në të kaluarën ishte e mundshme të ketë bashkëpunim përmes terminaleve e pozitave në ambasada
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pas dështimit që Qeveria Kurti 3 t’i sigurojnë numrat e mjaftueshëm, deklaroi se interesi shtetëror sot mori pozitën e dytë.
Sipas Muratit, në të kaluarën ka qenë më e mundur të ketë bashkëpunim, duke akuzuar se koalicionet janë lidhur përmes terminale e pozitave në ambasada.
“Opozita është ajo që na ka zvarritur tash e sa muaj. Ky është një paradoks në vetvete. Është tragjike për demokracinë e një vendi. Kemi një situatë ku modeli i bashkëpunimit që kemi ofruar ne është refuzuar. Ndoshta në të kaluarën ka qenë më e lehtë që të gjendet bashkëpunim përmes terminaleve doganore, përmes pozitave në ambasada të caktuara dhe përmes edhe ryshfeteve e korrupsioneve të tilla të ngjashme”, deklaroi Murati.
Tutje Murati tha se kanë ofruar edhe Qeveri pa Listën Serbe, parti të cilën partitë e tjera e prisnin deri në orët e vona t’ia votonin Qeverinë me instruksione të Beogradit./Periskopi/



