Nasuf Bejta zëvendëson në Kuvend Vasfije Krasniqin pas dorëheqjes

Nasuf Bejta zëvendëson në Kuvend Vasfije Krasniqin pas dorëheqjes

Ish-kandidati për President të Kosovës, Nasuf Bejta, pritet ta zë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, në vend të Vasfije Krasniqit e cila sot njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes.

Kështu bëhet e ditur, sipas një liste të cilën e ka parë klankosova.tv, e në të cilën figuron emri i Bejtës, si deputet potencial pas kësaj situate ku Vetëvendosjes iu largua një anëtare e grupit parlamentar.

Vasfije Krasniqi bëri të ditur më parë se për dorëheqjen e saj e ka njoftuar edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Vendimi i saj për ta dorëzuar mandatin, siç tha ajo, vie si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore me të cilën po përballet.

Shpërndaje në: