NATO me urim të veçantë: Bashkohuni festës së aleatit tonë, Shqipërisë

NATO me urim të veçantë: Bashkohuni festës së aleatit tonë, Shqipërisë

Shumica e shteteve të botës kanë uruar sot shtetin e Shqipërisë për 28 nëntor, në mesin e tyre edhe shtetet më të fuqishme të botës, transmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, një urim i veçantë shtetit shqiptar i ka ardhur sot edhe nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO.

NATO ka uruar shtetin e Shqipërisë për 28 nëntor përmes Twitter dhe ku kanë postuar një fotografi të një ushtari shqiptar.

Ata kanë shkruar se që të gjithë t’i bashkohen festës së aleatit të tyre.

Kujtojmë se në vitin 2009,  Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s,  Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke  avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Shpërndaje në: