Në këtë ditë, më 1974, Johan Cruyff i dha kahje tjetër futbollit me këtë lëvizje

Në këtë ditë, më 1974, Johan Cruyff i dha kahje tjetër futbollit me këtë lëvizje

Para emrave si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Ronaldinho, ekzistonte Johan Cruyff.

Sulmuesi holandez ishte superylli i vërtetë i periudhës së tij, duke fituar tri “Topa të Artë” përgjatë dy dekadave në futbollin aktiv, transmeton Periskopi.

Ai e filloi me Ajaxin në vitin 1964, duke shënuar 265 gola në 325 paraqitje në Amsterdam.

Cruyff fitoi gjashtë tituj Eredivise, pesë Kupa të Holandës dhe tri Kupa Evropiane përgjatë 10 sezoneve, para se të transferohej te Barcelona ku e cementoi famën.

p1ddnm3sfr14h4bj5kam1hgv1l0q9.jpg

Me blaugranët, ai zhvilloi 184 ndeshje mes viteve 1973-78 dhe shënoi 61 gola.

Por nuk ishin vetëm golat dhe trofetë ato për të cilat ai u bë i famshëm përgjatë karrierës.

Në këtë ditë, 45 vite më parë, ai krijoi ‘Kthimin Cruyff’ – një lëvizje legjendare që është përdorur vazhdimisht në vitet e mëvonshme.

Në një ndeshje të Kupës së Botës kundër Suedisë, me shpinën nga goli, Cruyff u duk se do të krosonte në zonë duke e hutuar mbrojtësin, të cilin e la ‘për të vdekur’ pasi e goditi topin me thembër për të vazhduar vrapimin në drejtimin tjetër.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: