Në zi për Sassolin: Flamujt e BE-së vendosen në gjysmështizë

Në zi për Sassolin: Flamujt e BE-së vendosen në gjysmështizë

Bashkimi Evropian ka vendosur flamujt në gjysmështizë, në nderim të presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Sassoli ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 65 vjeçare.

Sassoli, ka qenë president i parlamentit me 705 vende që nga viti 2019. Mandati i tij do të përfundonte këtë muaj dhe ai nuk pritej të kërkonte një të dytë, sipas Reuters, përcjell Klankosova.tv

Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit dhe humbi ngjarjen vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen e unionit në shtator.

Shpërndaje në: