Nënshkruhet marrëveshja në vlerë të 63 milionë eurove mes BE-së dhe Kosovës

Nënshkruhet marrëveshja në vlerë të 63 milionë eurove mes BE-së dhe Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot e kanë nënshkruar marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III.

Kjo marrëveshje është në vlerë të 63.96 milionë eurove.

Bislimi para mediave ka thënë se ka qenë i madh numri i projekteve që është bërë në kuadër të marrëveshjes së kaluar të IPA.

“Ajo çka kemi bërë ne për shkak të vonesave si rezultat i pandemisë një pjesë i kemi shtyrë afatin. Por projektet që kanë përfunduar dhe kanë rezultuar me kursime i kemi bartur në IPS III pasi nuk dëshirojmë të humb asnjë grant i BE-së”,ka thënë Bislimi.

 

Shpërndaje në: