Nga sonte fillojnë reshjet e borës, këto do të jenë temperaturat

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga sonte priten reshje të borës.

Sipas IHMK së  reshje të borës me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 07-08.01.2022

Pas këtyre ditëve me temperatura të larta, dukshëm mbi vlerat e mesatareve, vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke ju afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore. Reshjet parashihen sot dikur vonë dhe gjatë natës. Borë me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, por që përgjithësisht nuk parashihen reshje të dendura të asnjërës formë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.