Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Ngjarjet e datës 11 maj:

Punëtorët e KEDS/Kesco fillojnë grevën me kërkesën e vetme ngritjen e pagave në vlerë 100 euro. (Ndërtesa e KEDS/Kesco, ora 8:30)

– Mbahet takimi ndërmjet hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me slloganin “Saranda në Prishtinë”.  (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

– Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mbajë mbledhjen e 287-të. (Zyrat e KGJK-së, ora 9:00)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth realizimit të Planit të punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë prezanton “Raportin e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut 2021”. (Hotel Sirius, 10:00)

– Innovation Centre Kosovo bashkë me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara organizojnë Panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up. (Objekti i ICK-së, Rr.Rexhep Mala, 28A, ora 10:00)

–  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit, Projektligjin për Turizmin, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, 10:00)

– OSBE në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizon eventin përmbyllës të ciklit të parë pilotues të programit Transmetuesit e Paqes, si dhe lançimin e ciklit të dytë të të njëjtit program. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim realizon aksion simbolik me ç’rast do të shpaloset mungesa e strategjive kombëtare për ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës. (Para objektit të Qeverisë, ora 11:45)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

– Inaugurohet Shoqata për Prommovimin e Turizmit Malor të Kosovës. (Hotel Magra Austria në Bërnicë të Eperme, ora 13:00)

– Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Organizata Joqeveritare ” Qendra për Zhvillime Humane” benë inaugurimin e “Parkut Japonez”. (Pas ndërtesës së Rektoratit të Prishtinës dhe përball Fakultetit të Arteve të Prishtinës, ora 15:00)

– Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi orgnizojnë promovimin e turizmit të Sarandës. (Salla e Kuqe, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

– Komuna e Rahovecit organizon Festivalin Folklorik Tradicional “Anadrinia Jehon 2022”. (Fshati Dejnë, komuna e Rahovecit, ora 19:00)

Shpërndaje në: