Ngriti gjithë botën në këmbë në Euro 2020: Christian Eriksen i rikthehet fushës për herë të parë

Ngriti gjithë botën në këmbë në Euro 2020: Christian Eriksen i rikthehet fushës për herë të parë

Interi e ka konfirmuar se Christian Eriksen është në ‘formë brilante mentale dhe fizike’ pas vizitës së parë në qendrën stërvitore, prej kur pësoi sulmin në zemër.

Eriksen po vazhdon rikuperimin pasi kolapsoi gjatë ndeshjes hapëse të Euro 2020 të Danimarkës, transmeton Periskopi.

29-vjeçarit iu montua një pajisje që nuk e lë zemrën të mos punojë, disa ditë pas ndeshjes kundër Finlandës.

Të mërkurën, Eriksen u takua me bashkëlojtarët e Interit, stafin dhe drejtorët në qendrën stërvitore të klubit.

”Eriksen është mirë dhe në formë brilante mentale dhe fizike,” thuhet në komunikatën e klubit.

”Ai tash do t’i nënshtrohet një programi rikuperues të parashtruar nga doktorët danezë në Kopenhagë.” /Periskopi.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter ??? (@inter)

Shpërndaje në: