Një trohë Reciprocitet: Çka është masa që Kosova i vendosi sot Serbisë?

Një trohë Reciprocitet: Çka është masa që Kosova i vendosi sot Serbisë?

Policia e Kosovës nisi sot heqjen e targave të veturave që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar të njëjtën masë që aplikon edhe Serbia ndaj Kosovës – domethënë mas Reciprociteti.

Deri tash, veturat që futeshin në Serbi nga Kosova duhej të vendosnin targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare.

Ky detyrim, duket se do të vendoset edhe nga autoritetet kosovare për veturat e serbëve që futen në Kosovë.

Veturave po u vendosen ato targa në xhamat e përparmë dhe të prapmë, përcjell Periskopi.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Qeveria jonë e kishte paralajmëruar një masë të tillë gjatë takimit të fundit të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëashëm.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur reciprocitetin e plotë tregtar ndaj Serbisë përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme nga kryeministri Kurti.

Të shpresojmë që kjo do të jetë vetëm nisja e vendosjes së masave tjera reciproke ndaj Serbisë. /Periskopi

Shpërndaje në: