Njëri vëlla në PDK e tjetri në VV: Ja se si tallen qytetarët me këto raste (Foto)

Njëri vëlla në PDK e tjetri në VV: Ja se si tallen qytetarët me këto raste (Foto)

Një pjesë e madhe e strukturës së Vetëvendosjes ka lidhje të forta me Partinë Demokratike të Kosovës, me të cilën janë akuzuar e kundër-akuzuar vazhdimisht këto vitet e fundit.

Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Gani Krasniqi, Fatmir Rashiti, Sabri Kiçmari, Emrush Xhemajli e shumë të tjerë ishin pjesë e PDK-së dikur.

Bile, Vetëvendosje ka edhe ish-simpatizantë të partisë që drejtohet nga Veseli, siç është Ilir Kërçeli i cili garon për deputet për Vetëvendosjen. E po ashtu, Taulant Kryeziu e Hekuran Murati dikur kishin punuar në ministritë që drejtoheshin prej PDK-së, shkruan Periskopi.

Por, rasti më ekstrem është ai i dy vëllezërve Xhemajli. Bajrushit dhe Emrushit. Njëri në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit garon për PDK-në, e tjetri për Vetëvendosjen.

Dhe, raste të tilla në struktura të vëllazërisë PDK-VV ka shumë.

Për t’i ilustruar ndërveprimet mes tyre, Komjet Shala ka bërë një postim sarkastik në profilin e tij në Facebook e të cilën mund ta shihni më poshtë.

Shpërndaje në: