Njofton VV-ja: Kryekuvendari Konjufca then heshtjen, merr pjesë në emision humoristik pas orës policore

Njofton VV-ja: Kryekuvendari Konjufca then heshtjen, merr pjesë në emision humoristik pas orës policore

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca duket se do t’i mëshojë shkelm heshtjes institucionale para gazetarëve vendorë duke dalë në një emision humoristik.

Ai do të jetë sot në orët e vona të natës, gjatë kohës së orës policore, te emisioni që shfaqet në T7 i quajtur “DPT Te Fidani”.

Konjufca ka qenë përgjithësisht i heshtur gjatë kësaj kohe të rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve dhe rasteve të vdekjes, përcjell Periskopi.

Kuvendi i Kosovës ka qenë në pushim gjatë javëve të fundit. /Periskopi

Shpërndaje në: