Notari i Kosovës tërhiqet nga gara në “EYOF 2022”, kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Mal Gashi është tërhequr nga gara e sotme në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, që po mbahet në Banska Bystrica të Sllovakisë.

Notari kosovar ishte paraparë që të garonte sot në 1500 metra krol.

Mirëpo, Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se Gashi është tërhequr nga gara për shkak të shëndetit jo të mirë.

Mal Gashi me probleme shëndetësore ishte përballur edhe në ditën e djeshme.