Nuhiu flet pas ndeshjes: Kërkova gjatë gjithë takimit të dilnim në lojën tonë

Nuhiu flet pas ndeshjes: Kërkova gjatë gjithë takimit të dilnim në lojën tonë

Derbi i madh i futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Dritës u mbyll pa gola në 0:0.

Atmosfera ishte fantastike në tribuna, por dyja ekipet nuk treguan asgjë brenda fushë, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ku tha pse pjesa e parë ishte më e dobët për skuadrën e tij, por në të dytën kishin më shumë nga loja.

“Në pjesën e parë, ne nuk mund të gjenim lojën tonë. Në pjesën e dytë pamë një ndeshje të fortë me shumë raste dhe kishim më shumë se Prishtina. Duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme. Unë kërkova gjatë gjithë lojës të dilnim në lojën tonë, jemi gjatë gjithë kohës me bar sintetik në stërvitje dhe ndryshon shumë kur luajmë në stadiume me bar natyral, megjithatë nuk duhet të arsyetohemi, këto janë kushtet”, tha Nuhiu.

Shpërndaje në: