Numërohen 77% të votave për Kuvend Komunal në Skënderaj, ky është rezultati

Numërohen 77% të votave për Kuvend Komunal në Skënderaj, ky është rezultati

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skënderajt, Fadil Nura, ka fituar që në raundin e parë në zgjedhjet lokale në këtë komunë. Ai ka marrë 57,99% të votave, duke shmangur mundësinë e edhe një gare me Bekim Jasharin, kryetarin aktual, i cili ka arritur t’i marr 40,64% vota, kur janë numëruar 98,41% e tyre.

Edhe me votat për Kuvend Komunal, PDK-ja prin bindshëm, kur janë numëruar 77,84% të votave. PDK-ja deri tash ka marrë 54,07% të votave.

Nga numërimi i votave të deritashme për Kuvend Komunal, Lista e Bekim Jasharit radhitet e dyta, por dukshëm me më pak vota sesa PDK-ja. Lista e tij ka arritur t’i fitojë 31,20% të votave për Kuvend Komunal, kur kanë mbetur jo edhe shumë vota të panumëruara.

Shpërndaje në: