“O shtet, shyqyr që më keni”, Mozzik reagon pasi u raportua se është dënuar me gjysmë milion euro nga ATK-ja

“O shtet, shyqyr që më keni”, Mozzik reagon pasi u raportua se është dënuar me gjysmë milion euro nga ATK-ja

Reperi i njohur shqiptar, Gramoz Aliu (Mozzik) ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, pas lajmeve të fundit në lidhje me një dënim prej gjysmë milioni eurosh nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

“O SHTET shyqyr që m’kini”, ka shkruar Mozzik duke ia bashkangjitur një fotografi të tij në xhakuzi.

Në një intervistë për ‘Nacionale’, Mozzik zbuloi më shumë detaje rreth vendimit të ATK-së për të ndëshkuar atë me një dënim të majmë.

Edhe pse nuk u zbulua arsyeja e saktë e vendimit, reperi nga Ferizaj tregoi se i referohej tatimeve të cilat sipas tij kurrë nuk i ka anashkaluar. Ai shprehet si konfuz lidhur me arsyen pse ky dënim i është vendosur dhe thekson se është në komunikim të vazhdueshëm me ATK-në për të kuptuar situatën.

Mozzik gjithashtu konfirmoi se është në proces të pagesës së dënimit dhe se po e bën këtë në mënyrë të rregullt çdo muaj.

Ky incident ka tërhequr vëmendjen e një audience të gjerë, jo vetëm fansat e muzikës së Mozzik, por edhe një publik më të gjerë që ndjek zhvillimet e artistëve në fushën e tatim-taksave dhe marrëdhënieve me institucionet shtetërore.

Shpërndaje në: