Odat ekonomike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut: Të hiqen testet e koronavirusit mes të dyja vendeve

Odat ekonomike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut: Të hiqen testet e koronavirusit mes të dyja vendeve

Dy odat ekonomike të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i bëjnë apel Qeverive të dy shteteve që të heqin testet për COVID-19.

Odat ekonomike nëpërmjet një kërkese me shkrim theksuan lidhjen dhe afërsinë tokësore të Maqedonisë së Veriut me Kosovën, dhe faktin se testimet po paraqesin një barrierë shtesë si për personat fizikë, ashtu edhe për bizneset, sepse ekonomia po pëson humbje nga të dyja shtetet.

Dy odat ekonomike kujtojnë edhe faktin se të dy shtetet nuk kanë vendosur testin si kusht për qytetarët e Shqipërisë dhe kërkojnë shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

Shpërndaje në: