Operohet në të dy këmbët djali i çiftit që vdiqën sot në aksidentin në Podujevë

Operohet në të dy këmbët djali i çiftit që vdiqën sot në aksidentin në Podujevë

Kryetari i Malishevës, ka qëndruar sot pranë familjarëve në QKUK, ku po mjekohen dy fëmijët që shpëtuan sot në aksidentin në Podujevë.

Nga një aksident tragjik që ka ndodhur në Podujevë, kanë humbur jetën një çift nga Malisheva, të cilët bashkë me dy fëmijët e tyre, ishin nisur nga Sllovenia në vendlindje.

Ai ka thënë se djali i çiftit, është operuar në të dyja këmbët dhe operacioni është kryer me sukses.

“Djali 5-vjecar është operuar në dy këmbët nga ortopedët tonë më të mirë. Operacioni ka kaluar me sukses”, ka thënë kryetari i Malishevës në T7.

Sipas informatave të kryetarit, djali ka pësuar thyerje të këmbëve dhe gjurin e njërës këmbë e ka në gjendje më të rëndë.

Ai ka treguar se edhe vajza është duke u mjekuar ne Neurokirurgji.

“Vajza tre vjeçare , ku i janë bërë disa ekzaminime rreth mundësisë të gjakderdhjeve në tru që mund të ketë pësuar”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: