Pacolli nga Brukseli: Nuk do të ketë kompromise të reja me Serbinë, po diskutohet zgjidhja përfundimtare

Pacolli nga Brukseli: Nuk do të ketë kompromise të reja me Serbinë, po diskutohet zgjidhja përfundimtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Repbulikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili po qëndron në Bruksel së bashku me presidentin Thaçi në Bruksel, ka treguar për rrjedhën e bisedimeve me palën serbe.

Ai ka thënë se sot nuk mund të flitet për një marrëveshje përfundimtare, dhe se është vetëm fillimi i një procesi i cili nuk mundë të kryhet shpejtë.

Pacolli tha se të gjitha temat që janë diskutuar janë në favor të zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Periskopi.

Lidhur me kompromiset e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pacolli ka thënë se Kosova me pranimin e Pakos së Ahtisarit e ka bërë kompromisin e saj dhe nuk mund të ketë kompromis tjetër.

Për numrin e njohjeve, Pacolli ka thënë se në ditët në vijim pritet të vijnë më shumë se 10 njohje të reja.

 

“Temat janë interesante që shkojnë në favor të zgjidhjes dhe paqes me Serbinë.

Nuk është process që mund të kryhet sot ose nesër.Nuk mund te konkludohet se kemi arritë në një marrëveshje përfundimtare.Jemi duke shpreh qëndrimet tona, edhe pala kosovare edhe pala serbe.

Problemet do te artikulohen ne ditet tjera jo sot.Nuk është folër për demarkacionin ende, por sigurisht që do të jetë një prej pikëve..

Sigurisht komprosimisi duhet të jetë.Aty ku ekziston materja të kërkohet kompromisi.Pala kosovare cdo gjë e ka hedh në tavolinë me pakon Ahtisari”, ka thënë Pacolli./Periskopi/.

Shpërndaje në: