Pacolli: Qe një vit rrugët e Kosovës po degradohen

Pacolli: Qe një vit rrugët e Kosovës po degradohen

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka kritikuar institucionet e vendit lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë Kosovën.

Ai ka thënë se mosmirëmbajtja e rrugëve është duke i shkaktuar vendit shumë dëme teksa ka kërkuar intervenim të shpejtë nga institucionet përkatëse.

Statusi i plotë:

“Qe nje vit e këndej Rrugët e Kosovës nuk po mirëmbahën dhe po degradohen masivisht. Përmbytjet e fundvitit të kaluar kanë shkatërruar shumë rrugë, ura dhe vendkalime për këmbësorë pothuajse në gjithë Kosovën. Rrugët magjistrale dhe shumë rrugë rajonale po bëhen gjithnjë e më të vështira për trafikun dhe këmbësorët. Sinjalizimet kudo janë të dëmtuara ose nuk ekzistojnë fare. Kjo situatë është duke shkaktuar dame të mëdha dhe duke rrezikuar jetra te njerëzve. Ështe momenti i fundit që institucionet perkatëse të mirren me këtë problem”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook

Shpërndaje në: