Pamje: Nën tytat e armëve, rusët po i detyrojnë ukrainasit të evakuohen drejt Rusisë

Pamje: Nën tytat e armëve, rusët po i detyrojnë ukrainasit të evakuohen drejt Rusisë

Ushtarët rusë po detyrojnë refugjatët ukrainas të evakuohen drejt shtetit rus.

Kështu së paku ka deklaruar zëvendësministrja e Jashtme ukrainase, Emine Dzheppar, e cila ndau edhe një video në Twitter.

Ushtarët rusë shihen duke kryer një “evakuim të dhunshëm” të civilëve drejt territorit të Rusisë.

“Nën tytat e armëve, pushtuesit rusë kryejnë “evakuim” të detyruar të civilëve në territorin e Rusisë. Njerëzve u ndalohet të largohen nga pika e grumbullimit dhe autobusët”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Theksojmë se deri më tani mbi katër milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë strehur në shtete të ndryshme të botës.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme material.

Shpërndaje në: