Pamje nga tornado i fuqishëm që goditi Gjermanin, e ku mbetën të lënduar dhjetëra persona

Pamje nga tornado i fuqishëm që goditi Gjermanin, e ku mbetën të lënduar dhjetëra persona

Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin gjerman Paderborn në perëndim të këtij vendi, ku si pasojë janë lënduar të paktën 30 persona dhe janë shkulur qindra kulme si dhe drunjtë që përfundonin mbi shtëpi.

Meteorologët kanë paralajmëruar se në pjesën perëndimore dhe qendrore të Gjermanisë, pritet të ketë reshje të mëdha shiu të përcjella me stuhi, ku erërat do të lëvizin me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.

Stuhia një ditë më herët kishte shkaktuar një lloj kaosi në trafik, duke shkulur drunjtë që përfundonin nëpër rrugë, e bodrumet e shtëpive u mbushën me ujë në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në qytetin Lippstadt. Kulmi i një kishe është shkatërruar plotësisht, ndërkaq agjencia gjermane e lajmeve dpa, ka raportuar se mbi 100 persona kanë mbetur të ngujuar në një pishinë mbi të cilën kanë rënë disa pemë.

Shpërndaje në: