Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Nagavcit

Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Nagavcit

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala  ka folur në lidhje me paralajmërimin për grevë.

Ajo është shprehur se paralajmërim ka ardhur pasi sipas saj, në vazhdimësi kanë kërkuar takim me Ministren e Arsimit dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Shala është shprehur që mungon dialogu mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.

“Që nga përfundimi i grevës në vitin 2022 përkundër asaj që kemi kërkuar në vazhdimësi të kemi takime me Ministren e Arsimit, ne nuk kemi pasur një takim të tillë që do të thotë se mungon dialogut mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit”, është shprehur ajo.

 

Shpërndaje në: