Parandalohet një rast i kontrabandimit me plazma keksa

Parandalohet një rast i kontrabandimit me plazma keksa

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në rajonin e Gjilanit, shkruan Periskopi.

Sipas policisë, një shtetas serbe me veurën e tij me tabela të Serbisë, kishte tentuar të kontrabandoj 976 kuti me plazma keksa.

“Më datë 14.04.2024 në rrugën Stublinë-Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti Peugeot me targa serbe me drejtues I.A. shtetas serb, i cili kishte hyre nga Serbia ne Republiken e Kosovës përmes rrugeve ilegale.Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar disa pako me Plazma keks i bluar: 61 pako x 16 kutia, gjithsej 976 kuti”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 15 Prill 2024
Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare ne mes Republikës se Kosovës dhe shtetit Serb.
Më datë 14.04.2024 në rrugën Stublinë-Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti Peugeot me targa serbe me drejtues I.A. shtetas serb, i cili kishte hyre nga Serbia ne Republiken e Kosovës përmes rrugeve ilegale.
Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar disa pako me Plazma keks i bluar: 61 pako x 16 kutia, gjithsej 976 kuti.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër te prokurorit malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminal doganor.

Prokuroria Speciale: Rozeta Hajdari u intervistua në cilësinë e të pandehurës

 

Shpërndaje në: