Parashikimi i motit, nga nesër fillojnë reshjet e shiut

Parashikimi i motit, nga nesër fillojnë reshjet e shiut

Ditëve të nxehta siç duket po iu vjen fundi. Në vend tashmë do ketë reshje të shiut. Mot më i qëndrueshëm pritet që të mbizotëroje sot (e dielë). Ndërkohë që nga e hëna reshjet e shiut do të rikthehen në vendin tonë.

Nga dita e hënë, një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për reshje shiu. Ditën e martë reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.

22.09 – Kthjellët dhe me diell.

23.09-24.09 – Të hënën paradite vranësira dhe intervale me diell. Ditën vranësirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe mbrëmje priten reshje shiu. Ditën e martë, herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Ditën kryesisht vranët, e priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

25.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale në fundjavë do të zbresin deri në 3C, e ditëve të para të javës do të luhaten ndërmjet 10C dhe 14C, e maksimalet do të rriten gradualisht nga 20C deri në 25C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-6m/s.

Shtypja atmosferike pas rritjes që do të shënojë ditën e shtunë, më pas pritet të zbresë përreth vlerave normale.

Shpërndaje në: