Pas blerjeve të shumta, Barcelonës po i largohet një lojtar

Pas blerjeve të shumta, Barcelonës po i largohet një lojtar

Klubi katalunas, Barcelona po bën një merkato të shkëlqyer.

Yje të futbolli si Lewandowski, Kounde, Raphinha, Kessie dhe Christiansen u transferuan këtë verë tek Barça.

Pas këtyre transferimeve, Barcelona ka filluar të largoj disa lojtarë.

Fillimisht u largua mbrojtësi, Oscar Mingueza. Por, javën tjetër pritet edhe një largim.

“ESPN” raporton se zyrtarë të klubit nga Greqia, Olympiacos do të zbarkojnë në Barcelonë të hënën.

Klubi grek janë të interesuar për mbrojtësin francez, Samuel Umtiti.

Ky i fundit nuk është i pëlqyer nga klubi për shkak të problemeve me lëndimet, paga e lartë dhe forma jo e mirë që disa vite. Umtiti ishte afër transferimit tek Rennes këtë verë por dështoi në testet mjekësore. Lëndimi i gjurit që e pati para disa viteve ende po i shkakton probleme atij.

Shpërndaje në: