Pas mbylljes së grupit famëkeq, vëllai i Fitore Pacollit hap një grup tjetër “meKryeministrin”

Pas mbylljes së grupit famëkeq, vëllai i Fitore Pacollit hap një grup tjetër “meKryeministrin”

Sot u njoftua që grupi “MeKryeministrin” me mbi 350 mijë profile – shumë prej të cilave të rreme – është mbyllur.

Grupi propagandues i Vetëvendosjes, ku krahas militantëve postonin edhe deputetë por edhe profile të rreme si Via Smith, kishte sulmuar vazhdimisht oponentët politikë të kryeministrit Albin Kurti por edhe media të pavarura.

Ky grup më nuk ekziston, dhe nuk dihen arsyet e mbylljes së tij.

Sidoqoftë, del se një prej administratorëve të grupit me emrin Fitim Pacolli, e që është vëllai i deputetes me emrin Fitore, ka hapur një tjetër grup me po të njëjtin emër më 29 nëntor në ora 12:34.

Sidoqoftë, ky grup ende nuk ka marrë popullaritetin e grupit të mëparshëm pasi ka një rreth shumë më të ngushtë prej vetëm 5-6 personash.

Shpërndaje në: