Pas paralajmërimit për sulm terrorist, ndodh vërtet shpërthim i madh në Ajroportin e Kabullit

Pas paralajmërimit për sulm terrorist, ndodh vërtet shpërthim i madh në Ajroportin e Kabullit

Në njërën prej hyrjeve në ajroportin ka ndodhur një eksplodim i madh disa orë pasi agjencitë perëndimore të inteligjencës ishin paralajmëruar për një kërcënim terrorist.

Shpëthimi, që u konfirmuar nga Pentagoni, u përcoll me të shtëna armësh zjarri dhe erdhi pas njoftimit të vendeve perëndimore për fundin e evakuimeve të tyre duke cituar kërcënimin akut nga ndonjë sulm i mundshëm brenda orësh, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Për këtë shpërthim është njoftuar edhe presidenti amerikan Joe Biden, ka raportuar Reuters.

Një deputet i Partisë Konservatori me emrin Nus Ghani ka deklaruar se ishte në telefon me një afgan kur ai dëgjon shpërthimin. /Periskopi

Shpërndaje në: