Pas raportimit të Periskopit për Shefki Zogjanit, që i kaloi 6 vjet në paraburgim pa prova ligjore, Gjykata Themelore ia cakton seancën

Pas raportimit të Periskopit për Shefki Zogjanit, që i kaloi 6 vjet në paraburgim pa prova ligjore, Gjykata Themelore ia cakton seancën

Pas raportimit të Periskopit, për zvarritjen e lëndës ndaj Shefki Zogjanit, 64 vjeç, nga Harliaqi i Fushë Kosovës për plot 13 vjet, monitoruesit e rastit të tij kanë konfirmuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një seancë ndaj tij. Seanca pritet të mbahet më 4 mars duke filluar nga ora 13:30.

Zogjani kishte pritur që prej korrikut të vitit 2017 për të ia caktuar një seancë të re, pasi rasti i tij ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Periskopi ka raportuar javë më parë për rastin e zvarritjës së lëndës për “shtytje në vrasje” për cka akuzohet Shekfi Zogjani. !3 vjet kanë kaluar që prej kur është ngriutur aktakuza ndaj tij. Ai ka qenë në paraburgim për 6 vjet pa asnjë provë ligjore kundër tij.

Derisa është dënuar dy herë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Që të gjitha vendimet ndaj tij ishin hudhur poshtë nga Gjykata e Apelit, por Gjykata Themelore nuk kishte caktuar asnjë seancë deri pas raportimit të rastit në Periskopi.

Për të kuptuar historinë e Shekfi Zogjanit dhe shkaqet pse ende mban mbi super barrën e akuzës për “shtytje në vrasje”, shikojeni reportazhin e përgatitur për të nga Periskopi, në vegën më poshtë:

 

https://www.facebook.com/periskopi/videos/974162002790032/

Shpërndaje në: